Bota

Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Scholz: Do ishte një padrejtësi për Ballkanin Perëndimor

Përjashtim për Kievin do të ishte i padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor që gjithashtu kërkojnë anëtarësim.

19 Maj 2022, 12:43 Nga DOSJA
Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Scholz: Do ishte një
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë të enjten se nuk mund të ketë "asnjë rrugë të shkurtër" për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Sipas Scholz përjashtim për Kievin do të ishte i padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor që gjithashtu kërkojnë anëtarësim.

“Procesi i anëtarësimit nuk është një çështje e disa muajve apo viteve. BE duhet të gjejë një mënyrë të shpejtë dhe pragmatik për të ndihmuar Kievin”-tha ai. 

Sipas Aljazeera, presidenti Emmanuel Macron i Francës paralajmëroi më parë se mund të duhen “dekada” që Ukraina të bëhet një vend anëtar, një vlerësim me të cilin ra dakord edhe lideri gjerman. Në prill, Scholz bëri thirrje që të përshpejtohen aplikimet e vendeve të Ballkanit Perëndimor të Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Për vite me radhë ata kanë ndërmarrë reforma intensive dhe po përgatiten për anëtarësimin. Zbatimi i premtimeve ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike,” -tha Scholz.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll