Aksidenti në Austri, Ministria e Jashtme e Kosovës: 8 pasagjerë të lënduar
Në një njoftim Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës tha se tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë.
AUSTRI- Një autobus me targa të Kosovës i cili udhëtonte drejt Gjermanisë është aksidentuar mbrëmë rreth orës 03:00 në afërsi të Salzburgut në Austri.
Në një njoftim Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës tha se tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë.
“Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD do t’ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin”, thuhet në njoftim.



MPJD tha po ashtu se ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës së Kosovës për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre.
Sipas raportimeve në autobuz ndodheshin 25 pasagjerë dhe fillimisht u tha se 20 prej tyre u lënduan, 3 prej të cilëve ishin në
Ndërkohë në vendngjarje shkuan menjëherë forca të shumta policie, ekipet e zjarrëfikësve si dhe Kryqi i Kuq.
“Aktualisht kemi informacione për tre të plagosur rëndë dhe 16 të plagosur lehtë”,-tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner.
Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 në një autostradë nga Salzburgu në drejtim të Vjenës. Autobusi me rreth 25 pasagjerë, me gjasë, është përplasur në mbrojtësen prej betoni të autostradës, por shkaqet e aksidentit ende janë të paqarta, kishte thënë zëdhënësi i policisë, Hans Ëolfgruber.
(d.a/dosja.al)
Sondazh
Kryeministrja e Finlandës: Nuk duam që NATO të dërgojë armë bërthamore
Flamuri i Finlandës FINLANDË- Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka është shprehur se nuk dëshiron që NATO t&eum...
"Asnjë shtet nuk del i humbur", Ali Ahmeti mbron nismën e 'Ballkanit të Hapur'
Ali Ahmeti MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se nisma 'Ballkani i Hapur' është në...
Kancelari gjerman Scholz pritet të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz do të kryejë një tur në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas reut...
Krimiologu italian: Mafia e re e krijuar në Europë është ajo shqiptare
ITALI-Kriminologu Vincenzo Musacchio në Agjencinë Europiane “Euro Desk” nxjerr në pah rrezikun e shfaqur të mafias shqiptare n...
Zhvillohet gjyqi i ushtarit rus në Ukrainë merr pjesë edhe gruaja e viktimës: Lëreni të kalbet në burg
Ushtari rus UKRAINË- Gjyqi i një ushtari rus i cili qëlloi për vdekje një të moshuar në Ukrainë u zhvillua dje n&eu...
FOTO/ U bë simbol i rezistencës, ushtari ukrainas largohet nga Azovstal
Ushtari ukrainas UKRAINË- Ushtari ukrainas i cili u bë simbol i rezistenncës së luftëtarëve të batalionit Azoz brenda fa...
Gjukanoviç vazhdon vizitën zyrtare në Kosovë edhe këtë të enjte
Milo Gjukanoviç MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do ta vazhdojë vizitën zyrtare në Kosovës edhe...
VD/ "I foli ndërgjegja" ish-presidentit amerikan, Bush ngatërron Ukrainën me Irakun
George W Bush SHBA- Ish-presidenti amerikan George W Bush gjatë një fjalimi në një event në Dallas të mërkurë...
Serbia e gjen nga kush i vinin kërcënimet për bomba
Foto ilustruese Anëtarë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë kanë identifikuar disa shtete prej të cilave...
Lufta vazhdon në Ukrainë/ Breshëri bombardimesh në Sumy, ushtria vendase reziston
Foto ilustruese nga lufta UKRAINË- Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë rajonin ukrainas të Sumy (lindje) përgjatë gjit...
