Bota

FOTO/ U bë simbol i rezistencës, ushtari ukrainas largohet nga Azovstal

Burri shfaqet në një fotografi të bërë dje teksa shoqërohet në një autobus gjatë evakuimit të fabrikës së çelikut.

19 Maj 2022, 09:53 Nga DOSJA
FOTO/ U bë simbol i rezistencës, ushtari ukrainas largohet nga
Ushtari ukrainas

UKRAINË- Ushtari ukrainas i cili u bë simbol i rezistenncës së luftëtarëve të batalionit Azoz brenda fabrikës së çelikut Azovstal është evakuuar ditën e djeshme. Fotoja e tij në errësirën e bodrumit Azovstal, me një krah të fashuar dhe dy gishta të ngritur në shenjë fitore bëri xhiro në rrjet dhe u bë një nga imazhet e rezistencës së Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, ai së bashku me qindra ushtarë të tjerë janë evakuuar dje nga fabrika e Mariupolit dhe u transferuar në territoret separatiste. Burri shfaqet në një fotografi të bërë dje teksa shoqërohet në një autobus gjatë evakuimit të fabrikës së çelikut. Nga pamjet e publikuara ai duket i dëmtur me njërin krah të fashuar dhe me një mbajtëse hekuri, me duar të nxira dhe dy gishta në shenjë fitoreje.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll