Bota

Kryeministrja e Finlandës: Nuk duam që NATO të dërgojë armë bërthamore

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s të mërkurën, por të dyja u përballën me kundërshtime nga Turqia për procesin e tyre të pranimit.

19 Maj 2022, 11:57 Nga DOSJA
Kryeministrja e Finlandës: Nuk duam që NATO të dërgojë
Flamuri i Finlandës

FINLANDË- Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka është shprehur se nuk dëshiron që NATO të vendosë armë bërthamore ose të krijojë baza ushtarake në territorin e saj edhe nëse lejohet të bashkohet me aleancën. 

Sipas Sky Neës, duke folur për një gazetë italiane, Sanna Marin tha se çështja e vendosjes së armëve bërthamore ose hapjes së bazave në Finlandë nga NATO nuk ishte pjesë e negociatave të anëtarësimit të Helsinkit me aleancën ushtarake perëndimore. 

"As nuk mendoj se ka ndonjë interes për vendosjen e armëve bërthamore apo hapjen e bazave të NATO-s në Finlandë. Dua të bëj të qartë se në rast të një sulmi ndaj Suedisë ose Finlandës gjatë anëtarësimit (procesit të tyre), Polonia do t'u vijë në ndihmë,"- tha ajo. 

Kjo vjen pasi Polonia njoftoi se do të ndihmojë Finlandën dhe Suedinë nëse ato sulmohen përpara se të anëtarësohen në NATO.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t'u bashkuar me aleancën e NATO-s të mërkurën, por të dyja u përballën me kundërshtime nga Turqia për procesin e tyre të pranimit.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll