Bota

"Asnjë shtet nuk del i humbur", Ali Ahmeti mbron nismën e 'Ballkanit të Hapur'

Ahmeti gjatë një interviste për “Balkan Talks” u shpreh se asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të dalë i humbur nëse i bashkohet kësaj nisme.

19 Maj 2022, 11:47 Nga DOSJA
"Asnjë shtet nuk del i humbur", Ali Ahmeti mbron nismën e
Ali Ahmeti

MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se nisma 'Ballkani i Hapur' është në dobi të Maqedonisë së Veriut, por edhe të rajonit.

Ahmeti gjatë një interviste për “Balkan Talks” u shpreh se asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk do të dalë i humbur nëse i bashkohet kësaj nisme.

"Ne nuk kemi hyrë në këtë projekt pa e menduar, pa e analizuar dhe në këtë projekt ne kemi pasur konsensus etnik dhe politik. Jemi dakordësuar për këtë çështje. Asgjë nuk humb as Maqedonia, as Shqipëria, as ndonjë vend që mund të bashkohet. Marrëveshja nuk është e imponueshme, e dhunshme. Ne kemi vlerësuar se Ballkani i Hapur në dobi të shtetit dhe të rajonit, por pa ua imponuar të tjerëve,"- tha Ahmeti.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll