Bota

Zhvillohet gjyqi i ushtarit rus në Ukrainë merr pjesë edhe gruaja e viktimës: Lëreni të kalbet në burg

Gruaja e viktimës kishte udhëtuar pesë orë me makinë për në Kiev nga shtëpia e saj në një zonë urale për t'u përballur dje në gjykatë me vrasësin e burrit të saj.

19 Maj 2022, 11:13 Nga DOSJA
Zhvillohet gjyqi i ushtarit rus në Ukrainë merr pjesë edhe gruaja
Ushtari rus

UKRAINË- Gjyqi i një ushtari rus i cili qëlloi për vdekje një të moshuar në Ukrainë u zhvillua dje në gjykatën e Kievit në Ukrainë. Ushtrai rus, Vadim Shishimarin 21 vjeç, u deklarua fajtor për krimet e luftës pasi goditi katër herë në kokë një 62-vjeçarë Oleksandr Shelypov.

Sipas Daily Mail, gruaja e tij Kateryna Shelypova tha se bashkëshorti i saj dhe ajo kishin 39 vite të martuar dhe sipas saj ai kishte qenë gjithmonë një njeri që nuk krijonte konflikte dhe nuk paraqiste asnjë kërcënim për ushtarët rusë.

Gruaja e viktimës kishte udhëtuar pesë orë me makinë për në Kiev nga shtëpia e saj në një zonë urale për t'u përballur dje në gjykatë me vrasësin e burrit të saj.

"Kam ardhur ta shoh personalisht. Ai dukej si një fëmijë, por megjithatë ai do të marrë dënimin e tij. Unë e di që ai është një ushtarak dhe ai ndjek urdhrat, por pse nuk qëlloi në tokë ose në ajër? Ai duhet të kalbet në burg dhe të kalojë pjesën tjetër të ditëve të tij duke menduar për atë që ka bërë," -tha ajo.

Gjatë seancës gjyqësore në Kiev u tha se ai u qëllua teksa ecte me biçikletën e tij në oborret më 28 Shkurt, ditën e pestë të luftës. Shishimarin e qëlloi të moshuarin  me një pushkë sulmi AK-47 nga dritarja e hapur e një makine të vjedhur ndërsa njësia e tij u largua nga forcat ukrainase që kishin hedhur në erë tankun e tyre. Ai kishte rrefyer më herët se se kishte qëlluar Shelypov me urdhër të një oficeri epror.

(j.c)/dosja.al 

 

Sondazh

Poll