Bota

Gjukanoviç vazhdon vizitën zyrtare në Kosovë edhe këtë të enjte

Ai i shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrin pjesë edhe në manifestimin “Ditët e malazezëve në Kosovë” organizuar nga Shoqata e Malazezëve “Lovćen”, ku do t’u jepet fjala.

19 Maj 2022, 09:45 Nga DOSJA
Gjukanoviç vazhdon vizitën zyrtare në Kosovë edhe
Milo Gjukanoviç

MALI I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, do ta vazhdojë vizitën zyrtare në Kosovës edhe këtë të enjte të 19 majit. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, presidenti malazez do të takohet dhe me përfaqësues të partive opozitare.

Gjukanoviç do të vizitojë bazën e KFOR-it, do të mbajë një ligjëratë në Kolegjin AAB dhe do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit të organizuar nga Konsulli i Nderit i Malit të Zi në Kosovë.

Ai i shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrin pjesë edhe në manifestimin “Ditët e malazezëve në Kosovë” organizuar nga Shoqata e Malazezëve “Lovćen”, ku do t’u jepet fjala.

Të mekurën e 18 majit, Gjukanoviç, është pritur me nderime të larta shtetërore nga homologja e saj Vjosa Osmani, në sheshin Ibrahim Rugova në Prishtinë.

Presidenti malazez në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani, ka treguar qëndrimin e Malit të Zi karshi iniciativës të Ballkanit të Hapur, i cili në një farë mënyrë nuk përkon me qëndrimin e kryeministrit malazez, Dritan Abazoviç, lidhur me këtë temë.

(j.c)/dojsa.al

Sondazh

Poll