Politike

VD-Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani, ata e shtynë

Alibeaj tha se maxhoranca kërkon që të shtyjë ditët dhe të trazojë ujërat. 

17 Maj 2022, 11:54 Nga DOSJA
VD-Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën se nuk zgjodhi të bisedonte sot për kriteret e presidentit. Jashtë sallës së Kuvendit, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Alibeaj tha se maxhoranca kërkon që të shtyjë ditët dhe të trazojë ujërat. 

'Ne do të duhet të kemi procedurë sepse jo mëkot e kemi me aq vota. Kërkohet pjesëmarrje substanciale e opozitës. Balla e bëri kastile, unë i thashë flasim tani, ata e shtynë. Duan që të shtyjnë ditët dhe të trazojnë ujrat.'- tha Alibeaj. 

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj, ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll