Politike

VD-Raundi i dytë për presidentin, Mediu 'i prerë': Të propozojmë emra, ose mos të marrim pjesë fare

Mediu tha se nuk duhet të jenë pjesë e procesve fasadë.

17 Maj 2022, 10:41 Nga DOSJA
VD-Raundi i dytë për presidentin, Mediu 'i prerë':
Fatmir Mediu

TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi ditën e sotme se Konferenca e Kryetarëve nuk mund të vazhdojë më pa pasur emra konkretë. Gjatë mbledhjes, Mediu tha se nuk duhet të jenë pjesë e procesve fasadë.

'Nëse do të shkojmë në seanca bosh pa kandidatë, të paktën personalisht duhet të mos bëhemi pjesë e një procesi fasadë që të presim të vijë ai raund. Duhet të vendosim ndërprerjen e pjesëmarrjes në proces. Duhen propozuar kandidatura pavarësisht nga zgjedhjet. Kam vlerësuar dhe vlerësoj kriteret që vijnë nga kolegët e opozitës. Duhen reflektuar tek njeriu që propozojmë. Të paktën të kryejmë detyrat tona si opozitë.'- deklaroi Mediu.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj, ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret

(k.m)/dosja.al

Sondazh

Poll