Politike

Braktis mbledhjen, Duma: Ka individë në opozitë që duan të bëjnë protagonizëm personal

Duma deklaroi se nuk ka nevojë që ky proces të zgjatet kaq shumë. 

17 Maj 2022, 11:23 Nga DOSJA
Braktis mbledhjen, Duma: Ka individë në opozitë që duan
Grida Duma

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma u largua nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, aty ku po bisedohej për zgjedhjen e Presidentit të ri. Duma u shpreh se opozita duhet ti kërkojë mazhorancës që të votojë kandidatët e tyre. Në fund, ajo shtoi se nuk ka nevojë që ky proces të zgjatet kaq shumë. 

'Mazhoranca ka të drejtën në raundet e fundit, që të kalojë me votat e veta. Shqetësimi im është ky, që ne nuk duhet ti lejojmë një mazhorance, që nuk e ka legjitimitetin, jeni po ata që do të plotësoni kriteret e mrekullueshme qe jepni ne. Ka disa individë në opozitë që duan të bëjnë protagonizëm personal. Opozita duhet ti kërkojë mazhorancës, që të votojë kandidatët e tyre, dhe nëse ata nuk e votojnë ata ta mbajnë në kurrizin e tyre. Nuk ka nevojë që të zgjatet kaq shumë procesi, politika që nuk prodhon asgjë është politika e fasadës, nuk duhet të hyjmë në këtë proces.'- deklaroi Duma.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj, ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll