Politike

VD-Raundi i dytë, Gjekmarkaj: Presidenti të shihet si investim, të pranohet nga perëndimi

Gjekmarkaj tha se vendi ka nevojë për president që të mos i jetë as i Ramës, as i Berishës dhe as i Metës. 

17 Maj 2022, 10:07 Nga DOSJA
VD-Raundi i dytë, Gjekmarkaj: Presidenti të shihet si investim,
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e quan zgjedhjen e Presidentit si një investim për vendin. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Gjekmarkaj tha se vendi ka nevojë për president që të mos i jetë as i Ramës, as i Berishës dhe as i Metës. 

'Ky proces po e bën me turp politikën shqiptare. Nuk kemi problem etik. Maxhoranca ka numra për të zgjedhur presidentin, por nuk ka mandate. Jemi një opozitë me probleme që nuk merremi vesh, por kjo nuk justifikon hilet. Kjo është ironi e hidhur e realitetit që ne jetojmë. Shqipëria ka nevojë për një president jo të opozitës. Kemi nevojë për një deputet euroatlantik. Do të ishte e udhës që presidenti i ri të jetë as i Ramës, as i Metës, as i Berishës, por një person që të shihet si investim.'- deklaroi Gjekmarkaj.

Ditën e sotme u mblodh Konferenca e Kryetarëve. Partia Socialiste propozoi 23 maj, ora 18:00 që të nisë raundi i dytë për presidentin e ri të vendit që do të zëvendësojë në detyrë Ilir Metës. Propozimi erdhi nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se ky është afati maksimal, por që në fund u miratua nga të gjitha palët

(k.m)/dosja.al

Sondazh

Poll