VD-Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani, ata e shtynë
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën se nuk zgjod...
Nis raundi i dytë i diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ri. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret.
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar 23 maj, ora 18:00 që të nisë raundi i dytë për presidentin e ri të vendit që do të zëvendësojë në detyrë Ilir Metës. Propozimi erdhi nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se ky është afati maksimal, por që në fund u miratua nga të gjitha palët. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret. Më i ashpri në takimin e sotëm ishte Fatmir Mediu, nga grupi parlamentar 'Aleanca për Ndryshim', i cili tha se opozita duhet që të arrihet në dakordësi për një emër të përbashkët, në të kundërtën duhet të largohet nga procesi.
Ndërsa Agron Gjekmarkaj kërkoi që presidenti i ri duhet të jetë i pranuar nga Perëndimi, e të mos i përkas as PD-së e as PS-së, kriter që Taulant Balla e cilësoi si të “përkryer”. Por edhe pse ishin në takim me maxhorancës, Enkelejd Alibeaj tha se procesi është fares, e se e vetmja mënyrë për të negociuar ishte diskutimi i kriterëve. Për këtë propozim të fundit, Taulant Balla ra dakord dhe kërkoi që fillimisht të diskutojnë kriteret, e më pas gjatë kësaj jave të mblidhen grupet parlamentare respektive e të vijnë për herë të parë në tavolinë me nga 4 emra gjithësecili. Ndryshe nga Alibeaj që kërkon diskutimin e kritereve, deputetja demokrate, Grida Duma këmbëngul që propozimi për presidentin e ri të vijë nga radhët e opozitës, ndryshe sipas saj e gjitha është një farsë për atë që e cilëson si regjimi i Edi Ramës.
Megjithatë Balla u bëri kërkesë opozitarëve që të takohen sërish sot në orën 18:00, për të diskutuar një më një kriteret, ndërsa Alibeaj kërkoi vetëm që gjithçka të transmetohet në kamera.
Raundi i parë u ezauarua të dielën pa asnjë emër konkret për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë dhe u votua dje në Kuvend në seancën e jashtëzakonshme që zgjati 3 minuta. Kryeministri Edi Rama në përfundim të seancës tha se nuk sheh asnjë vullnet nga pala tjetër për këtë proces duke evidentuar që në këtë proces maxhoranca po has vështirësi sepse nuk di kë ka përballë e me kë duhet të negociojë, referuar opozitës së përçarë. E po ashtu, shtoi se ishte i gatshëm që të hiqte dorë nga kushti që presidenti të mos ishte figurë politike, por sërish nuk e donte nga radhët e socialistëve.
Prej sërish ende nuk kanë dalë me asnjë emër, edhe pse ata votuar me zarfe për propozimet e tyre, ndërsa opozitarët kanë dalë edhe me emra konkretë. Më të përmendurit janë: Visar Zhiti, Mentor Petrela, e shumë figura të tjera, por asnjë prej tyre as nuk e ka pohuar dhe as mohuar gatishmërinë për të marrë vendin e Ilir Metës, mandati i të cilit përfundon më 24 korrik.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë të bindur që maxhoranca e ka tashmë të zgjedhur emrin e Kreut të ri të Shtetit dhe se ky dialog me ta është thjesht një ‘buzëkuq’ për tu dukur mirë në sytë e Evropës. Ata shprehen se nuk ka transparencë dhe se kriteret që do paraqiten nga Opozita do të përdoren nga PS-ja për t’ia përshtatur emrit që ata kanë zgjedhur për President. Por, nga ana tjetër, përfaqësuesit e Partisë Socialiste thanë se debate duhet fokusuar tek procedurat. Ata kërkuan që PD-ja të moderonte fjalorin dhe të përfshihej në përzgjedhje pasi maxhoranca, edhe pse kishte votat e nevojshme e kishte bërë pjesë të tij.
Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Pra edhe nëse sot nuk bëhet asnjë propozim dhe nesër në raundin e parë nuk ka asnjë emër kandidati, ai sërish do të jetë i vlefshëm si procedurë dhe do të mund të vijohet me raundin e dytë. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
(k.m/dosja.al)
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën se nuk zgjod...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pranoi kërkesën e Taulant Ballës për të diskutuar kriteret pë...
Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma u largua nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, aty ku po bisedo...
Grida Duma, Elisa Spiropali TIRANË- Ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve, Elisa Spiropali dhe Grida Duma debatuan për &c...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi ditën e sotme se data 30 Maj është afati maksimal p&...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se maxhoranca ka të drejt&eu...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se raundi i parë për zg...
TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi ditën e sotme se nuk do të shkojë më në mbledhjen e ...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se procesi për zgjedhjen e Presidentit...
Fatmir Mediu TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi ditën e sotme se Konferenca e Kryetarëve nuk mund të...