Politike

VD-Raundi i dytë, Mediu: Pse të presim tre raunde? Nuk vijmë më nëse s'ka qëndrim nga Balla

Mediu shtoi se nuk është nevoja që të pritet tre raunde për të propozuar një emër. 

17 Maj 2022, 10:55 Nga DOSJA

VD-Raundi i dytë, Mediu: Pse të presim tre raunde? Nuk vijmë

TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi ditën e sotme se nuk do të shkojë më në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nëse s'do ketë qëndrim nga kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla. Mediu shtoi se nuk është nevoja që të pritet tre raunde për të propozuar një emër. 

'Duhet të ketë kritere, në radhë të parë në atë që besojmë si opozitë, por në fund do të vijmë tek emrat. Ne si opozitë, jemi farsë, por shqetësimi im është qëndrimi që krijojmë në raport me Kushtetutën dhe qytetarët shqiptarë. E djathta e këtij vendi e ka të mundshme t'i tregojë maxhorancës që është mbi palët. Nëse do pres pafund, pse të presim në tre raunde? Ne nuk vijmë më nëse nuk ka qëndrim nga Balla.'- tha Mediu.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj, ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll