Politike

VD-Presidenti/ Propozimi i Ballës për opozitën: Mblidhni grupin, ejani me 4 emra. Negociojmë kur të doni

Balla kërkoi që të mblidhen të 4 grupet parlamentare dhe të negociojnë në një tavolinë. 

17 Maj 2022, 11:09 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ Propozimi i Ballës për opozitën: Mblidhni grupin,
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se maxhoranca ka të drejtë për të propozuar emrat për president. Po ashtu, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla u shpreh se u duhet një president që t'i shërbejë të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm PS-së. Balla kërkoi që të mblidhen të 4 grupet parlamentare dhe të negociojnë në një tavolinë. 

'Nuk i hiqni dot maxhorancës të drejtën për të propozuar. Duhet që ta kenë të gjithë palët. Duam një presdent të të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të PS-së. Unë nuk paragjykoj se ndoshta në emrat tuaj mund të jetë ndonjë person që e përmbush atë që thuhet në Kushtetutë. Mblidhni grupin parlamentar dhe hajdeni me 4 emra. Ta bëj edhe unë këtë proces, e ndoshta nga emrat e mi mund t'ju pëlqejë edhe ju dikush. Po ka negociatë, ta bëjmë në tavolinë. Ne jemi gati këtu. Kjo është edhe një formulë për Avokatin e Popullit, e kemi bërë edhe për Kryetarin e KQZ që propozon vetëm opozita, por nuk e bëjmë dot edhe për presidentin. Hajde ulemi!'- deklaroi Balla.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj, ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll