Politike

Alibeaj e pranon sfidën: Jam gati, diskutojmë kriteret tani, pa lëvizur nga vendi...

Alibeaj tha se është i gatshëm që të qëndrojë i ulur dhe të diskutojë pa lëvizur nga vendi. 

17 Maj 2022, 11:37 Nga DOSJA

Alibeaj e pranon sfidën: Jam gati, diskutojmë kriteret tani, pa

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj pranoi kërkesën e Taulant Ballës për të diskutuar kriteret për Presidentin. Gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Alibeaj tha se është i gatshëm që të qëndrojë i ulur dhe të diskutojë pa lëvizur nga vendi. 

'Jam gati, diskutojmë kriteret tani, pa lëvizur nga vendi...'- tha Alibeaj. 

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj, ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll