VD-'Fasadën harrojeni'/ Spiropali-Grida Dumës: Merruni vesh pastaj na dilni përballë
Spiropali i kërkoi opozitës që të mblidhen, të merren vesh, e më pas të vijnë në mbledhje me atë që do të bien dakord.
TIRANË- Ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve, Elisa Spiropali dhe Grida Duma debatuan për çështjen e Presidentit. Spiropali i kërkoi opozitës që të mblidhen, të merren vesh, e më pas të vijnë në mbledhje me atë që do të bien dakord.
PJESË NGA DISKUTIMET:
Grida Duma: Këtë fasadë ju duhet ta harroni, kriteret mund t'i vendosë kushdo. Unë madje shkoj më logjikën që të mos ta shpejtojmë. Të vijmë një emër nga opozita, e ju dilni dhe kundër po të doni.
Elisa Spiropali: E dëgjova me vëmendje dhe më duket e habitshme se Alibeaj thotë diçka, Duma diçka tjetër. Bini dakord se çfarë doni prej nesh kur të na dilni përballë. Folët për një sfidë për kulturës së vjetër për pazare dhe skuta. Si do e sfidoni këtë kulturë kur sërish paraqisni kushte. Ju nuk e sfiduat këtë kulturë, por ama nuk e keni detyrim ndaj nesh për të marrë pjesë sot, por e keni detyrim ndaj qytetarëve. Jemi për të bërë një proces me ju, kemi rëndë dakord si për afate, si për mënyra. Ju doni afatin maksimal, Duma tha se votojmë të enjten. Bini dakord. Tani duhet të vijmë që të mishërojmë kritere dhe vlera. Nuk kemi ndërmend të tallemi që të vijmë nga publiku. Kemi emra që mund të biem dakord që të votohen. Mandatet tona janë legjitime. Biem dakord, ju propozoni, ne propozojmë.
Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj, ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret.
(A.B)/Dosja.al
Sondazh
VD-Raundi i dytë i Presidentit/ Balla i jep opozitës 'shansin e dytë', propozon datë tjetër
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi ditën e sotme se data 30 Maj është afati maksimal p&...
VD-Presidenti/ Propozimi i Ballës për opozitën: Mblidhni grupin, ejani me 4 emra. Negociojmë kur të doni
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se maxhoranca ka të drejt&eu...
VD-Zgjedhja e presidentit/ Taulant Balla: Propozoj që raundi i dytë të zhvillohet më 23 maj
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se raundi i parë për zg...
VD-Raundi i dytë, Mediu: Pse të presim tre raunde? Nuk vijmë më nëse s'ka qëndrim nga Balla
TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi ditën e sotme se nuk do të shkojë më në mbledhjen e ...
VD-Raundi i 2 për presidentin, Alibeaj-maxhorancës: Vendosni kritere, të sfidojmë shqiptarët
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se procesi për zgjedhjen e Presidentit...
VD-Raundi i dytë për presidentin, Mediu 'i prerë': Të propozojmë emra, ose mos të marrim pjesë fare
Fatmir Mediu TIRANË- Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi ditën e sotme se Konferenca e Kryetarëve nuk mund të...
VD-Raundi i dytë, Gjekmarkaj: Presidenti të shihet si investim, të pranohet nga perëndimi
Agron Gjekmarkaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e quan zgjedhjen e Presidentit si një investim për vendin. Gj...
Meta në konferencë urgjente për mediat
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë ditën e sotme konferencë për mediat. Ka qënë zënëd...
S'ka konsensus për emrin e Presidentit, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve
Presidenca TIRANË- Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sërish sot në orën 10:00 në përpjekje për të gj...
Presidenti i ri, nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve, çfarë do të diskutohet
Konferenca e kryetarëve TIRANË- Nesër, në orën 10:00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve që do të disk...
