Politike

VD-Raundi i dytë i Presidentit/ Balla i jep opozitës 'shansin e dytë', propozon datë tjetër

Balla deklaroi ditën e sotme se data 30 Maj është afati maksimal për zgjedhjen e Presidentit të republikës.

17 Maj 2022, 11:10 Nga DOSJA
VD-Raundi i dytë i Presidentit/ Balla i jep opozitës 'shansin e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi ditën e sotme se data 30 Maj është afati maksimal për zgjedhjen e Presidentit të republikës. Ai u shpreh se nëse Presidenti nuk do të arrijë të zgjidhet në datën 23 maj, data e fundit do të mbetet 30 maji.

'Hajde të ulemi të gjithë kryetarët e grupeve që tani, biem dakord. Doni pak kohë e lëmë pasdite apo nesër në mëngjes. Jemi të gatshëm të ulemi së bashku për çdo propozimin tuaj. E doni për kriteret hajde ulemi, por më mirë është një proces që të jetë i bazuar te emrat. Keni kërkuar dy herë shtyrje, është miratuar. Afat maksimal kërkuat, afat maksimal. Tani kemi hyrë në numërimin mbrapsht. Nëse nuk e zgjedhim dot në 23 afati tjetër është data 30, afati maksimal.'- tha Balla.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj, ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll