Politike

VD-Zgjedhja e presidentit/ Taulant Balla: Propozoj që raundi i dytë të zhvillohet më 23 maj

Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të jetë më 23 Maj në orën 18:00

17 Maj 2022, 11:00 Nga DOSJA
VD-Zgjedhja e presidentit/ Taulant Balla: Propozoj që raundi i dytë
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të jetë më 23 Maj në orën 18:00. Kështu tha Balla gjatë Konferencës së Kryetarëve. Po ashtu, ai shtoi se kriteret mund të diskutohen edhe sot nëse opozita bie dakord. 

'Propozoj që raundi i dytë të zhvillohet më 23 maj, në orën 18:00. I diskutojmë kriteret këtu. Kjo nuk bëhet me letra. Kam një muaj që iu bëj thirrje publike, si të doni dhe eja ulemi. Me grupin e Mediut jemi ulur dhe kemi diskutuar, ka pasur propozime me vlerë. Në fund të fundit do të flasim me emra. Si i bëhet të zgjedhim emrin? Se në fund të fundit do të zgjedhim dikë. Ne kemi vënë vetëm një kusht; të jetë i kundërt me ç'ka bërë Ilir Meta në presidencë. Vetëm këtë duam meqë e përmendi nënkryetari i Kuvendit. Ata të dy, Saliu dhe Iliri nuk do zgjedhin më në këtë vend president. Ata të dy jo njëherë. Më në fund u takuam dhe u pamë. '- tha Balla.

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit do të jetë në datë 23 maj, ora 18:00. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, ku nuk munguar akuzat dhe kundër akuzat mes palëve. Edhe sot, për më shumë se një orë, maxhoranca dhe opozita janë përplasur sërish por nuk kanë dalë në asnjë emër konkret

(k.m/a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll