Sport

Cristiano Ronaldo kthehet, Pogba i thotë lamtumirë Premier Leagues

22 Prill 2022, 12:54 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo kthehet, Pogba i thotë lamtumirë Premier Leagues

ANGLI – Në fund të kontratës së tij, Paul Pogba mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me Manchester United kundër Liverpool. Mesfushori francez ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk ka gjasa të jetë sërish në fushë këtë sezon.

“Departamenti mjekësor tha se së paku, atij do t’i duhen katër javë për t’u rikuperuar.  Ndeshja jonë e fundit është në fund të majit, më 22, kundër Crystal Palace, kështu që nuk mendoj se ai do të luajë më”,- u shpreh trajneri Ralf Rangnick në një konferencë për shtyp.

I gatshëm për t’u kthyer në radhët e “Djajve të Kuq” është Cristiano Ronaldo, i cili humbi ndeshjen në “Anfield”, pasi partnerja Georgina humbi një nga binjakët e saj gjatë lindjes.

Scott McTominay dhe Raphael Varane gjithashtu janë rikthyer pas rikuperimit nga dëmtimet e tyre, ndërkohë që Edinson Cavani, Fred dhe Luke Shaw janë ende jashtë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo humb djalin mesfushori francez paul pogba nëse paul pogba do të largohej cristiano ronaldo humb djalin mesfushori francez paul pogba nëse paul pogba do të largohej

Sondazh

Poll