Sport

Ish-Miss Teksasi i thotë “PO” propozimit të yllit gjerman të NBA-së!

22 Prill 2022, 10:24 Nga DOSJA

SHBA – Ylli gjerman i NBA-së, Isaiah Hartenstein që për Los Angeles Clippers (23 vjeç)  dhe ish-Miss Texas, influencuesja Kourtney Kellar (31 vjeç), janë fejuar!

Në Instagram, Kellar tashmë ka dhënë lajmin dhe ka postuar foto të propozimit për martesë të gjigantit 2.13 në plazhin e Malibu për gati 700 mijë ndjekësit e saj!

Në mënyrë shumë romantike, basketbollisti i tmerrshëm gjunjëzohet zbathur në rërë dhe i kërkon Miss Teksasit, e cila është gati gjysmë metri më e shkurtër, fjalën vendimtare. Lumturia vuloset me një puthje

Çifti po shijon momentin e ëndrrave në plash, në diell dhe për finale, basketbollisti i vendos një unazë luksoze në gisht modeles së tij. Në Instagram ajo tregon: “Dhe unë thashë PO”!

Hartenstein është një profesionist basketbolli gjermano-amerikan, i cili ka luajtur për TSV Quakenbrück/Artland Dragons në Gjermani, për të kaluar më pas te Houston Rockets, Denver Nuggets dhe Cleveland Cavaliers në NBA.

Hartenstein dhe Kellar janë çift prej tre vitesh. Amerikanët janë çmendur pas fotove të influencueses… Ndjekësit patjetër do ta urojnë çiftin e ri të ëndrrave!

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport historinë e nba-së kampioni i nba los angeles clippers historinë e nba-së kampioni i nba los angeles clippers

Sondazh

Poll