Sport

Rinovimi i Salah me Liverpool, sulmuesi e thotë troç: “Nuk është çështje parash”

22 Prill 2022, 11:06 Nga DOSJA
Rinovimi i Salah me Liverpool, sulmuesi e thotë troç: “Nuk

ANGLI– Liverpool është ende në garë për t’i fituar të gjitha trofetë, por në klub ka një tjetër çështje, rinovimi i kontratës së Mohamed Salah që skadon në qershor të vitit 2023. Negociatat e gjata për rinovimin e kontratës ende nuk ka sjellë diçka pozitive.

“Nuk e di, kam ende një vit në kontratën time – tha ai për Four Four Two -. Mendoj se tifozët e dinë se çfarë dua, por nuk është vetëm çështje parash. Kështu që nuk e di se çfarë do të ndodhë.” Klubi dëshiron që ai të qëndrojë, por ende nuk ka marrëveshje. “Ky klub do të thotë shumë për mua, më pëlqeu që luajta këtu, i  dhashë gjithçka klubit dhe të gjithë e njohin kontributin”, shtoi ai.

Megjithatë, egjiptiani dëshiron të respektojë plotësisht kontratën e tij e cila skadon në qershor të vitit 2023. “Nuk jam i shqetësuar – shpjegoi ai – Sezoni nuk ka përfunduar ende, ndaj le ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo është gjëja më e rëndësishme, vitin tjetër do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport liverpool salah liverpool salah

Sondazh

Poll