Sport

Shitja e Chelsea-t, Hamilton konfirmon zërat; Është një mundësi e madhe

22 Prill 2022, 10:26 Nga DOSJA
Shitja e Chelsea-t, Hamilton konfirmon zërat; Është një

ANGLI– “Unë jam sportdashës dhe futbolli është sporti më i rëndësishëm në botë. Chelsea është një nga më të rëndësishmet. Dëgjova për këtë lajm dhe thashë “Uau, është një mundësi e shkëlqyer dhe po përpiqem ta shfrytëzoj.”

Lewis Hamilton, piloti i Mercedes dhe kampioni i madh i F1, nga konferenca për shtyp e së premtes në pistën e garave në Imola konfirmon interesin e tij t’i bashkohet konsorciumit që dëshiron të marrë Chelsean nga Roman Abramovich. “Unë kam qenë tifoz futbolli që fëmijë. Kam luajtur deri në adoleshencë, në ekipet e shkollës. Luajta në cep të rrugës ku jetoja, isha fëmija i vetëm me ngjyrë. Motra ime më goditi me grusht në krah dhe më tha ‘duhet të bësh tifo për Arsenalin’ dhe unë isha tifoz i Arsenalit për 5-6 vjet, por xhaxhai im Terry ishte tifoz i Chelsea-t dhe kam parë shumë ndeshje me të”.

Hamilton konfirmon pjesëmarrjen e Serena Williams në projekt: “Ne kemi folur disa herë për këtë, kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, ajo është një sportiste dhe një grua fenomenale. Ajo më tregoi se ka dëshirë të jetë e përfshirë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea hamilton chelsea hamilton

Sondazh

Poll