Sport

Teuta, shansi i fundit për Dinamon? Vanoli bën llogaritë e mbijetesës: Skuadra e di se…

22 Prill 2022, 11:17 Nga DOSJA
Teuta, shansi i fundit për Dinamon? Vanoli bën llogaritë e

SHQIPËRI– Dinamo luan të dielën një nga finalet e sezonit për të mbijetuar në Kategorinë Superiore, teksa në “Elbasan Arena” do të presë Teutën, e cila ndodhet në vendin e shtatë me 33 pikë. Që do të thotë dhjetë pikë më shumë se sa blutë dhe për rrjedhojë, Rodolfo Vanoli, në konferencën e tij për shtyp ka shpjeguar rëndësinë e këtij takimi.

NDESHJA– “Ne e dimë të gjithë mirë rëndësinë e këtij takimi. Kam shumë besim tek lojtarët për mënyrën se si po luajnë. Ajo që na ka mërzitur në këto momente është fakti se skuadra nuk po merr atë që ka prodhuar në lojë. Futbolli është kështu, por skuadra duhet të vazhdojë në këtë rrugë. Me Laçin e vendit të dytë ne kemi qenë në 55% zotërim të topit dhe kemi patur më shumë raste shënimi. Skuadra prodhon, por nuk po konkretizon”.

MBIJETESA– “Mua nuk më pëlqen të flas për mungesë fati. Por duke analizuar katër ndeshjet e zhvilluara, apo lojën e prodhuar, unë shpresoj. Me Tiranën nëse nuk do të kishte qenë ajo penallti e humbur do të kishim barazuar. Me Laçin ishim barazim dhe na u dha një penallti e dyshimtë sipas meje. Skuadra e di atë që do dhe atë që kërkon”.

KALENDARI-“Ne duhet të shohim shtëpinë tonë. Luajmë kundër të gjithëve, çka e bën të vështirë shpëtimin. Jam i bindur që një rezultat pozitiv do të na japë shtysë të rëndësishme për më tej. Dhe këtë duhet të bëjmë”.

TEUTA-“Teutën e kam parë të luajë me Laçin në Kupën e Shqipërisë. Një skuadër e organizuar dhe e stërvitur mirë, shumë kompakte. Me dy qendërmbrojtës të fortë fizikisht. Por filozofia ime është të prodhojmë gjithmonë lojë. E kemi bërë deri më tani e do ta bëjmë deri në fund të kampionat. Kjo është rruga e vetme e shpëtimit”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo vanoli dinamo vanoli

Sondazh

Poll