Sport

Bayern nuk do ta lërë Lewan të largohet, Nagelsmann i mbyll derën

22 Prill 2022, 09:42 Nga DOSJA
Bayern nuk do ta lërë Lewan të largohet, Nagelsmann i mbyll

GJERMANI – Bayern Munich mund të shpallet kampion i Bundesligës të shtunën, nëse mposht Borussia Dortmundin në një “Der Klassiker”, që do të luhet në “Allianz Arena”.

Megjithatë, e ardhmja e Robert Lewandowskit është ende në ajër dhe sot ajo ka qenë temë në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Julian Nagelsmann, trajneri i Bayernit, ka qenë i hapur për vazhdimësinë e Lewandowskit, kontrata e të cilit skadon në qershor 2023, por ende nuk është rinovuar.

“Lewy ka kontratë dhe do të vazhdojë me ne”,- siguroi trajneri gjerman, i cili sipas fjalëve të tij do të mbyllte derën e daljes për sulmuesin polak.

Në moshën 33-vjeçare, Lewandowski duket i gatshëm të nisë një fazë të re të karrierës së tij, pasi Bayern nuk i plotëson kërkesat e tij financiare për rinovim.

Barça është e interesuar për Lewandowskin dhe mund të ndërmarrë nënshkrimin e tij, si një alternativë ndaj Erling Haaland, por me kusht që Bayern ta lërë të largohet për një shumë të përballueshme. Mirëpo, sipas fjalëve të Nagelsmannit, kjo mundësi nuk do të ishte e realizueshme.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratori i bayern munich futbollistin robert lewandowski trajneri i bayern munich administratori i bayern munich futbollistin robert lewandowski trajneri i bayern munich

Sondazh

Poll