Sport

Ivana tregon problemin e madh dhe sulmon Icardin: “Vëllait tim milioner nuk i intereson”

22 Prill 2022, 10:43 Nga DOSJA
Ivana tregon problemin e madh dhe sulmon Icardin: “Vëllait tim

ANGLI– Jeta ndryshoi brenda natës për Ivana Icardi, motra më e vogël e Mauro Icardit. 26-vjeçarja në fakt u nda janarin e kaluar nga Hugo Sierra, me të cilin pasioni kishte shpërthyer gjatë versionit spanjoll të programit Big Brother dhe nga i cili kishte 8 muaj më parë një vajzë. Influencuesja po jeton në një apartament me qira me vogëlushen Giorgia në Palma de Mallorca. E megjithatë ajo duhet të fillojë të përballet me një situate të vështirë ekonomike, pavarësisht se ka lënë mënjanë diçka.

Ivana tashmë është një nënë beqare dhe shqetësohet se nuk ka kursime të mjaftueshme për të siguruar të ardhmen e vajzës së saj. E përballur me vështirësitë që jeta i ka vënë përpara ajo ka shpjeguar se ka pasur mbështetjen e familjes në çdo moment, me përjashtim të “vëllait të saj milioner”, i cili te PSG përfiton 10 milionë euro në sezon, me të cilin vazhdon të mos ketë marrëdhënie. Disa zëra thonë për shkak të Ëanda Nara-s.

“Gjithmonë mendoj për të ardhmen, duke u siguruar që të mos përfundoj keq. Jetoj me rrjetet sociale, ajo që më jep të ardhura pothuajse çdo muaj janë rrjetet sociale. Por e di që televizioni dhe rrjetet sociale nuk janë të përjetshme”. Ivana Icardi nuk dëshiron të varet nga askush dhe tani që është një nënë beqare është e vendosur të shtrëngojë rripin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ivana icardi psg ivana icardi psg

Sondazh

Poll