Sport

Boks U-17/ Shqipëria krenohet me Ariol Zenelin, shpallet nënkampion Europe

22 Prill 2022, 12:31 Nga DOSJA
Boks U-17/ Shqipëria krenohet me Ariol Zenelin, shpallet nënkampion

BULLGARI– Ariol Zeneli është nënkampion Europe në boks për të rinj në Kampionatin që të enjten në mbrëmje ka përfunduar në Sofje të Bullgarisë. Në finalen e peshës deri në 51 kilogram, Zeneli ka patur përballë gjeorgjianin Gor Ajvazian, i cili, edhe sipas gjykimit të pesë arbitrave anësorë, ishte më i përgatitur se vlonjati. Pikët janë të ngushta, të cilat në fakt shkojnë në favor të gjeorgjianit, i cili e ka merituar medaljen e artë duke fituar 4-1.

Në ndeshjen e turit të parë, Zeneli u ndesh me kampionin e Europës në fuqi të peshës 51 kg, spanjollin Rafael Lozano Serrano, dhe e eliminoi nga kompeticioni. Kjo medalje e argjendtë, që vjen pas asaj të bronztë të Alban Beqirit në Kampionatin Botëror, është sukses. Që tregon se sporti i dorezave në Shqipëri ka rritje dhe premton të tjera medalje ndërkombëtare.

“Këtë sukses ia dedikojë trajnerit tim Gëzim Zenelit që ka qëndruar gjithmonë pranë në çdo moment duke u stërvitur fuqishëm dhe duke më ndihmuar me këshillat e tij. Po ashtu dhe për familjen time për suportin maksimal ndaj meje. Babain tim që gjithmonë është krenar për mua dhe për arritjet”, u shpreh Gëzim Zeneli.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ariol zeneli bullgari ariol zeneli bullgari

Sondazh

Poll