Sport

Në Shkodër sërish duel për Europën, te Vllaznia kanë një mesazh për Partizanin

22 Prill 2022, 11:28 Nga DOSJA
Në Shkodër sërish duel për Europën, te Vllaznia

SHKODËR-Esin Hakaj por jo Elvis Plori. Ish-mbrojtësi i Partizanit flet përpara ndeshjes me të kuqtë, një skuadër që e njeh mjaft mirë. Duel me aromë Europe për shkodranët të cilët do të kualifikoheshin direkt nëse arrijnë vendin e katërt, pavarësisht rezultatit në finalen e Kupës së Shqipërisë.

“Kupa na çoi në një finale që mund ta fitojmë, një trofe që në kampionat nuk na jepet mundësia. Nëse fitojmë jemi në kupat e Europës. Partizani ka pasur shumë ndryshime në ekip, te Vllanzia mund të them se kalimi në finalen e Kupës na ka dhënë një shtysë më shumë. U bëj thirrje tifozëve që të jenë në stadium, janë një mbështetje e madhe për ne.”

Vendin e Plorit në këtë konferencë e zuri zv/trajneri Auron Miloti, i cili rrëfeu disa detaje në lidhje me largimin e Diagne duke theksuar se ai nuk është më një lojtar i Vllaznisë pasi e ndërpreu kontratën me klubin.

“Janë shtatë finale dhe Vllaznia është e gatshme. Partizani është një nga ato. Duhet të japim maksimumin dhe të dalim me sukses. Nesër jemi të përgatitur dhe ekipi është i motivuar.” Diagne? “Është gjë e mbaruar. Me vjen keq për atë si futbollist, nuk donte të luante për ne. Ndoshta do kemi deklaratë nesër, nuk është më pjesë e ekipit, s’ka ardhur më.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani vllaznia partizani vllaznia

Sondazh

Poll