Sport

Formula 1/ Koha e të rinjve, Leclerc tregon se dikur e urrente Verstappen

22 Prill 2022, 10:41 Nga DOSJA
Formula 1/ Koha e të rinjve, Leclerc tregon se dikur e urrente Verstappen

ITALI – “Lufta jonë do të jetë shumë e fortë, ka qenë gjithmonë. Në karting isha unë ose ai dhe, në një pikë të caktuar, e urrenim njëri-tjetrin dhe garat nuk përfundonin në mënyrën më të mirë. 

Por të jem i sinqertë, nuk jam ‘alergjik’ ndaj Hamiltonit apo Verstappenit. Ndërsa Max dhe unë po luftonim në karting dhe formula për junior, Lewis ishte tashmë në F1. Tani mund të përballem shumë mirë me të dy, janë dy pilotë që dua t’i parakaloj në pistë”,- theksoi piloti monegask i Ferrarit, në një intervistë për “Corriere della Sera”.

Dhe ai është gati për luftën: “Ne thjesht kemi stile shumë të ndryshme. Disa ditë fiton njëri, ditë të tjera fiton tjetri. Por më pëlqen.”

Charles Leclerc thotë se është jashtëzakonisht i motivuar për Grand Prix të kësaj fundjave, në Imola, shtëpia e Ferrarit: “Jam shumë i emocionuar. Pas tri garave të para, ku gjithçka shkoi ashtu siç donim, duket se këtë vit do të kemi një makinë shumë të fortë. E di që kemi pasur shumë mbështetje këtu në të kaluarën, kështu që është e veçantë të jesh në këtë pozicion”.

Kujtohet se Leclerc fitoi garën e parë në Bahrein, me Verstappen jashtë gare, i ndjekur nga Arabia Saudite, ku fitoi piloti i Reb Bull (Leclerc ishte i dyti). Në Australi ai fitoi Leclerc, ndërsa Verstappen nuk e përfundoi garën.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport charles leclerc ka qenë gjithmonë një profesionist hamilton ishte më i forti holandez max verstappen të red bull charles leclerc ka qenë gjithmonë një profesionist hamilton ishte më i forti holandez max verstappen të red bull

Sondazh

Poll