Sport

Pochettino i befasuar nga “Djajt e Kuq” për zgjedhjen e Ten Hag

22 Prill 2022, 09:15 Nga DOSJA
Pochettino i befasuar nga “Djajt e Kuq” për zgjedhjen e Ten Hag

ANGLI – Emërimi i Erik Ten Hag, si trajner i ardhshëm i United e ka kapur Mauricio Pochettinon me këmbë të gabuar. Argjentinasi, më shumë jashtë se sa brenda PSG-së, ishte gati të rikthehej në Premier League, pas interesimit të skuadrës së Mançesterit, mbështetur nga opinioni pozitiv i Sir Alex Ferguson.

Mirëpo, trajneri i Ajaxit, duket i bindi zyrtarët e United në intervistën e fundit, pasi foli troç për problemet e “Djajve të Kuq”.

Ten Hag vuri në dukje organizimin e dobët në “Old Trafford” dhe punën e pamjaftueshme të rekrutimit, si disa nga çështjet që duhet të kenë prioritet për të filluar rritjen. Kjo ndershmëri i kënaqi ata, që muaj më parë kishin studiuar arritjen e një marrëveshjeje kompensimi me PSG-në për të marrë Pochettino te United.

Sipas informacioneve të “The Athletic”, argjentinasi nga Santa Fe nuk e beson rezultatin, pasi kishte besim se mund të kthehej në Angli në një afat të shkurtër.

Pavarësisht punës së tij të mundimshme në PSG, i detyruar të menaxhojë një dhomë të komplikuar zhveshjeje, nga Anglia thuhet se Pochettino ka shfrytëzuar këto muaj për të mbledhur informacione për Mançesterin si qytet, strukturën e klubit dhe personalitetin e lojtarëve.

Informacioni shkon edhe më tej: përfaqësuesit e trajnerit argjentinas do të ishin takuar edhe me Matt Judge, përgjegjës për mbylljen e kontratave te United.

Zhgënjimi i Pochettino është kapitalizuar, sepse ai nuk u informua nga klubi anglez se kishte humbur garën finale me Ten Hag. Ai e mori lajmin vesh thjesht nga shtypi, kur dje u njoftua punësimi i tij nga qershori, si trajneri i ri i Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ka akuzuar mauricio pochettinon në pankinën e rëndë të “old trafford” trajnerin erik ten hag ka akuzuar mauricio pochettinon në pankinën e rëndë të “old trafford” trajnerin erik ten hag

Sondazh

Poll