Sport

“Gafa” e zv.presidentit të Gremios, ngatërron Palmeiras me Guaranin…

22 Prill 2022, 09:26 Nga DOSJA
“Gafa” e zv.presidentit të Gremios, ngatërron Palmeiras me

BRAZIL Një nga klubet më të njohura në kampionatin brazilian, Grêmio u largua nga divizioni sezonin e kaluar dhe tashmë po përballet me vështirësi në kategorinë e dytë.

Në vendin e 17-të me vetëm një pikë në dy ndeshje, ndeshja me Guaranin në javën e tretë, merr konturet vendimtare për stemën e gauços.

Megjithatë, konferenca për shtyp, përfundoi duke u shënuar nga një gafë të pazakontë nga zv.presidenti Denis Abraão, i cili mendoi se do të përballej me… Palmeiras.

“Ndeshja kundër Palmeiras do të jetë vendimtare, dua të them, kundër Guaranit. Kërkoj falje, të dyja janë me fanela bardheblu, por më vjen mirë që nuk do të luajtëm kundër Palmeiras dhe që është kundër Guarani”,- është shprehur ai në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Gafa” apo lapsusi i zv.presidentit të Gremios, Denis Abraao, tani është bërë viral në rrjetet sociale…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport me fanellën e gremios skuadra braziliane palmeiras skuadra e grêmios e porto alegres me fanellën e gremios skuadra braziliane palmeiras skuadra e grêmios e porto alegres

Sondazh

Poll