Sport

Conference League/ Cana tregon dëshirën e tij, ja skuadrat që do në finalen e Tiranës

18 Prill 2022, 12:03 Nga DOSJA
Conference League/ Cana tregon dëshirën e tij, ja skuadrat që do

EUROPË– Leicester, Roma, Feynoord dhe Marseille, janë 4 skuadrat që arritën të siguronin një biletë për në fazën gjysmëfinale të Conference League. Në vitin e saj të parë, finalja do të zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë dhe për këtë ka folur edhe legjenda shqiptare, Lorik Cana. Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka thënë se Roma është favorit kryesor për ta fituar këtë kompeticion.

“Roma ka potencialin për të arritur deri në fund të Conference League, por unë do të jem tifoz me Marseille deri në fund. Do të më pëlqente të shikoja një finale Marseille-Roma edhe pse jam lacial, por kam shumë miq që do të donin të vinin këtu në Shqipëri”. Ka përfunduar Cana.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cana conference league tirane cana conference league tirane

Sondazh

Poll