Sport

Erzeni drejt Superiores pa tifozët e saj, do t’i duhet të luaj jashtë Shijakut

18 Prill 2022, 10:33 Nga DOSJA
Erzeni drejt Superiores pa tifozët e saj, do t’i duhet të luaj

SHIJAK – Një nga skuadrat pretendente kryesore për t’u ngjitur për në sezonin e ardhshëm të Abissnet Superiores, vec Bylisit është edhe Erzeni i Shijakut.

Me 18 fitore në 27 ndeshje Nevil Dede duket se i ka bërë të gjtihë të ëndërrojnë për pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptarë, por me sa duket gjërat mund të prishen menjëherë dhe kjojo ër aspekt sportiv.

Në fund të muajit mars është bërë mbyllja e disa prej kritereve të Licensimit të skuadrave për pjesëmarrjen në Europë apo edhe në kategoritë e ndryshme të futbollit tonë. Vec kriterit, sportiv, financiar, administrativ dhe ligjor një ndër kriteret e rëndësshme sidomos për kategoritë që vijnë nga pas është ai infrastukturës.

Dosja.al ka mësuar ekskluzivisht se stadiumi ku zhvillon ndeshjet Erzeni, “Tofik Jashari”,  ka probleme e si rrjedhojë nuk do të mud të licensohet për sezonin e ardhshëm nëse do të luajnë në Abissnet Superiore.

Bëhet me dije se drejtuesit e skuadrës shijakase do të tentojnë të lidhin marrëveshje me drejtuesit e Teutës për të zhvilluar ndeshjet e tyre në stadiumin “Niko Dovana” ose në stadiumin e Rrogozhinës për të mos humbur këtë shans pjesëmarrjeje në Superligë.

Një tjetër skaudër për të cilën me sa duket bashkia nuk ka ndërmend të plotësojë asnjë nga detyrimet e saj infrastrukturore, duke i hequr mundësinë tifozerisë të Erzenit që të jetë e pranishme për të mbështetur ekipin e saj në qytetin e saj.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar erzeni shijak stadiumi #abissnet superiore #kampionati shqiptar erzeni shijak stadiumi

Sondazh

Poll