Sport

Lazio-Milan, plas stuhia: tifozët në revoltë, ja çfarë po ndodh!

18 Prill 2022, 11:46 Nga DOSJA
Lazio-Milan, plas stuhia: tifozët në revoltë, ja

ITALI- Çmimet e publikuara për ndeshjen e fundjavës në kampionat mes Lazios dhe Milanit kanë sjellë një reagim të ashpër të pjesës së organizuar të tifozerisë së skuadrës bardhekaltër. Klubi (që nuk ka bërë abonime gjatë këtij sezoni) në fakt ka vendosur që çmimi i biletës në sektorin më popullor, aty ku qëndrojnë tifozët Ultras të jetë 40 euro, ndërsa duhen 60 euro për të parë ndeshjen në tribunën “Tevere” dhe 110 euro në tribunën “Monte Mario”.

Njoftimi për shtyp nga Ultras Lazio

Për këtë arsye, nga Curva Nord erdhi një njoftim: “Këto çmime janë një ofendim për tifozerinë laziale, ajo që ka qenë gjithmonë aty në shtëpi dhe në transfertë. Kësaj radhe do të mungojmë, por sërish do të mbështesim skuadrën jashtë stadiumit. Gjithçka për Lazion, asgjë për Lotiton, sepse Lazio është e lazialëve”, shkruhet në reagimin e tifozëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio milan serie a lazio milan serie a

Sondazh

Poll