Sport

Juve, faktori fushë asnjëherë kaq dobët: Ja sa herë është ‘pushtuar’ tempulli bardhezi

18 Prill 2022, 10:54 Nga DOSJA
Juve, faktori fushë asnjëherë kaq dobët: Ja sa herë

ITALI- Nga një fortesë në një kështjellë prej rëre. ‘Allianz Stadium’ nuk përfaqëson më një stretë të sigurt për lojtarët e Juventusit. Këtë vit, Juventus ka arritur rekordin më të lartë të humbjeve në shtëpi, që kur është inaguruar stadiumi i ri në shtator të vitit 2011.

Deri më tani, Juventus ka pësuar pesë humbje në shtëpi, duke përfshirë katër në kampionat dhe një në Champions League me Villarreal.Pas një sezoni me ulje-ngritje, skuadra e Allegrit nuk mund të llogarisë më në stabilitetin duke shfrytëzuar faktorin fushë. Falë kapacitetit të reduktuar për shkak të COVID-19, por edhe një situatë jo të mirë mes lojtarëve në fushë.

Humbja e fundit është në derbin e Italisë kundër Interit, më pas barazimi me Bologna-n që rrezikon katër vendet e para. Rekordi negativ mund të shtohet nëse Juventus nuk fiton ndaj Fiorentinës për Kupën e Italisë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus juventus

Sondazh

Poll