Sport

VD/ Afera korruptive të presidentit Rubiales dhe Pique për Superkupën e Spanjës…

18 Prill 2022, 09:42 Nga DOSJA
VD/ Afera korruptive të presidentit Rubiales dhe Pique për

SPANJE – Superkupa e Spanjës që mbahet prej disa vitesh në Arabinë Saudite është subjekt i disa audiove që gazeta “El Confidencial” zbuloi të hënën.

Në to dëgjohet qartë zëri i Gerard Piqué në një mesazh audio, dërguar presidentit Luis Rubiales të RFEF, në të cilin ai i referohet shumave ekonomike që do të shpërndahen për pjesëmarrjen e e ekipeve spanjolle në territorin saudit.

“Të shohim, Rubi, nëse është çështje parash, nëse ata (Real Madridi) do të shkonin për 8, dreqin. Ju burrë, paguani tetë te Madridi dhe tetë te Barça… të tjerët paguhen 2 dhe 1… Janë 19 dhe Federata mban 6 të tjerat xhaxha. Para se të mos mbani asgjë, mbani gjashtë. Dhe ne i bëjmë presion Arabisë Saudite dhe ndoshta do t’i nxjerrim… i themi nëse jo, Madridi nuk do të shkojë…”, është pikërisht mesazhi audio i publikuar nga “El Confidencial”.

Informacioni saktëson se në kontratën e nënshkruar me Selën, kompaninë publike saudite, RFEF garantonte arkëtimin e 40 milionë eurove për çdo edicion të luajtur atje, ndërsa Kosmos, kompania e Piqué, do të merrte katër milionë për secilin nga gjashtë marrëveshjet e nënshkruara, 24 milionë në total.

Duhet mbajtur mend, se para se të luhej Superkupa e parë spanjole në Arabi, presidenti i RFEF, Luis Rubiales, pranoi se Kosmos kishte marrë pjesë në negociatat me vendin për të luajtur turneun atje, por nga ana e tij siguroi se ata nuk ishin paguar komisione për Gerard Piqué.

El 15 de septiembre de 2019, Rubiales envió un audio a Piqué en un tono propio de dos socios que comparten intereses económicos. “Geri, enhorabuena. Ya son más de las 12 y por lo tanto ya es firme el acuerdo con Arabia Saudí” #SupercopaFileshttps://t.co/fC8aW4G4Ge pic.twitter.com/FB2obq2qCq

— El Confidencial (@elconfidencial) April 18, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mbrojtësi i qendrës gerard pique procedurat disiplinore kundër olympique marseille mbrojtësi i qendrës gerard pique procedurat disiplinore kundër olympique marseille

Sondazh

Poll