Sport

Humbja përballë Laçit, te Dinamo kanë rezerva ndaj gjykimit; Penalltia ishte një turp

18 Prill 2022, 10:40 Nga DOSJA
Humbja përballë Laçit, te Dinamo kanë rezerva ndaj

TIRANË-Laçi arrit të mposhte Dinamon me shifrat 2-1, ku golin e dytë e realizoi nëpërmjet një penalltie të akorduar nga gjyqtari Lata. Kjo nuk është përtypur lehtë në klubin e Dinamos, që ka vazhduar akuzat edhe në përfundim të ndeshjes. Këtë herë është Ermal Barushi, ish gjyqtari i cili tashmë është në rolin e administratorit te klubi i Dinamos.

Ai ka lëshuar akuza të ashpra nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale drejtuar Sokol Jarecit dhe Shpëtim Duros. Banushi pretendon se faulli i akorduar nga Rexhinaldo nuk duhej të jepej penallti dhe sipas tij ky është një turp i madh. “Turp, penallti sakndaloze, më pas goditet topi nga pika e penalltisë duke lëvizur nga perimetri i tij. Var në duar të papërgjegjshme”, shkruante Barsuhi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo ermal barushi dinamo ermal barushi

Sondazh

Poll