Sport

Ultimatumi për Lukakun te Chelsea; “Ka 6 javë kohë për të shpëtuar karrierën e tij

18 Prill 2022, 11:36 Nga DOSJA
Ultimatumi për Lukakun te Chelsea; “Ka 6 javë kohë për

ANGLI– Romelu Lukaku vazhdon momentin negativ te Chelsea. Në takimin ndaj Crystal Palace e vlefshme për gjysmëfinalen e FA Cup, sulmuesi belg hyri në fushë në minutën e 77′ kur takimi ishte 2-0 në favor të londinezëve. Lojtari pati një mundësi ideale për të shënuar gol.

Një situatë për t’u harruar për sulmuesin, i cili u ble nga Interi në verë për 115 milionë euro (shifër që e bëri atë futbollistin më të paguar në historinë e klubit). Joe Cole, ish-lojtari i Chelseat, foli për ‘ITV Sport’ për performancën e Lukakut dhe atë që ai mund të bëjë nga tani deri në fund të sezonit.

“Romelu ka gjashtë javë kohë për të shpëtuar karrierën e tij te Chelsea, nëse e dëshiron këtë. Ju shikoni Timo ëerner i cili nuk dorëzohet, edhe kur nuk shënon gol ofron diçka tjetër. Lukaku dëshiron të jetë pikë qendrore te Chelsea, por humbi një shans dhe ne ishim në studio duke thënë që nuk shënon dot, e ka humbur fare nuhatjen para portës. Duhet të mërzitet për veten, sepse Romelu është më i mirë se kaq”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli chelsea lukaku angli chelsea lukaku

Sondazh

Poll