Sport

Tirana edhe 6 pikë, për të ngritur trofeun e 26-të kampion

18 Prill 2022, 10:48 Nga DOSJA
Tirana edhe 6 pikë, për të ngritur trofeun e 26-të kampion

TIRANE – Vetëm një formalitet është që Tirana të rikurorëzohet edhe një herë tjetër si kampione e kategorisë Superiore.

Bardheblutë kanë zhvilluar një sezon fantastik me Orges Shehin duke mbylur kampionatin përpara kohe. Aktualisht kryeqytetasit ndodhen 16 pikë nga ndjekësit kryesor, Laçi, kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi.

Tirana do të presë Kastriotin në ndeshjen e radhës, për t’u ndeshur më pas me Laçin në transfertë. Bardheblutë do të rikthehen sërish në shtëpi për Teutën dhe më pas do të luajnë derbin ndaj Partizanit.

Por sipas të gjitha gjasave, titulli do të jetë histori që do të mbyllet përpara derbit me Partizanin. Në variantin më të shpejtë në kohë, mjafton që Tirana të fitojë dy takimet e radhës për ta fituar Superioren edhe matematikisht.

Megjithatë edhe nëse ekipi i Shehit do ta humbiste transfertën me Laçin, një fitore me Kastriotin dhe Teutën do ta shpallë sërish kampione matematikore për t’u shkuar ndaj Partizanit me vendin e parë të garantuar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #abissnet superiore #kampionati shqiptar #bardheblu #kampione tirana #abissnet superiore #kampionati shqiptar #bardheblu #kampione tirana

Sondazh

Poll