Sport

VD/ Flamengo merr fitoren e parë, zbret Sao Paulo. Dhunë në Santos-Coritiba…

18 Prill 2022, 10:24 Nga DOSJA
VD/ Flamengo merr fitoren e parë, zbret Sao Paulo. Dhunë në

BRAZIL – Flamengo arriti fitoren e parë në kampionatin brazilian këtë të diel, teksa fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Sao Paulos, i cili nga ana e tij humbi kryesimin në klasifikim.

Në një duel gjigandësh në stadiumin “Maracaná”, lojtarët e Cariocas dhe São Paulo matën forcat për ditën e dytë të ligës braziliane, pasi kishin arritur fitore përkatësisht ndaj skuadrës argjentinase të Talleres dhe asaj kiliane të Evertonit në angazhimet e tyre ndërkombëtare gjatë javës.

Flamengo u fut me një ritëm intensiv në fushën e lojës dhe që në fillim krijoi disa raste shënimi, të cilat u penguan nga paraqitja e mirë e portierit Jandrei. Nuk kaloi shumë kohë, që Gabigol të hapte rezultatin për mikpritësit nga Rio në minutën e 24-t.

Megjithatë, reagimi erdhi menjëherë, në një moment shpërqendrimi dhe me një goditje të saktë me kokë të sulmuesit argjentinas Jonathan Calleri, golashënuesi më i mirë aktual në kompeticion me katër gola.

Në pjesën e dytë, kiliani Mauricio Isla, luajti një lojë të shkëlqyer individuale dhe kaloi sërish Flamengon në avantazh, pasi shënoi një gol të mrekullueshëm. E brohoritur gjatë gjithë kohës nga thirrjet e tifozëve, goli i fundit i Cariocas erdhi pas një goditje me kokë të uruguajanit Giorgian De Arrascaeta, që fiksopi shifrat 3-1.

Gjithashtu këtë të dielë, Santos fitoi 2-1 në shtëpi kundër Coritiba, me një gol të Léo Baptistao dhe një autogol të mbrojtësit Henrique, në një ndeshje të karakterizuar nga armiqësia mes tifozëve që në fillim. Ndeshja, e cila u vëzhgua edhe nga presidenti brazilian Jair Bolsonaro, përfundoi në konfuzion të gjerë, duke rezultuar në arrestimin e të paktën 16 individëve dhe disa të tjerë të plagosur.

Após a confusão entre as torcidas do lado de fora do estádio. Alguns membros da torcida do Santos invadiram o hospital onde alguns torcedores do Coritiba estavam sendo atendido, após a confusão. pic.twitter.com/7NVPKCBUmQ

— Alef Sousa (@AlefSousa__) April 17, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport flamengon në brazil mbrojtësi brazilian i flamengos sao paulos sulmuesi emerson brito dos santos flamengon në brazil mbrojtësi brazilian i flamengos sao paulos sulmuesi emerson brito dos santos

Sondazh

Poll