Sport

Tirana, nis operacioni Champions: bardheblutë hartojnë planin për rinovimet e lojtarëve

18 Prill 2022, 10:28 Nga DOSJA
Tirana, nis operacioni Champions: bardheblutë hartojnë planin për

TIRANË-Tirana mendon për të ardhmen. Veç afrimit në ekip të lojtarëve cilësorë, bardheblutë janë duke parë edhe ata që janë në fund kontrate. Kështu, katër janë futbollistët. Bëhet fjalë për Erjon Hoxhallarin, Kristijan Toshevskin, Filip Najdovskin dhe Ardit Tolin.

Të katër lojtarëve u mbaron kontrata në maj dhe për këtë qëllim drejtuesit janë duke menduar që të vazhdojnë bashkëpunimin. Të gjithëve u është ofruar një kontratë të re. Këto ditë po diskutohet me ta për rinovimet. Kujtojmë se Hoxhallari është lojtari më i vjetër në skuadër së bashku me Ilion Liken, maqedonasit dhe Toli erdhën gjatë vitit të titullit dhe ishin vendimtarë për arritjen në Europë.

Me rastin e fitimit te kampionatit shqiptar, Tirana nuk vendoset në vazon e favoriteve në raundin e parë kualifikues të Champions League. Arsyeja është e thjeshtë. Shume kampionë apo liderë në ligat e tyre që luajnë në Europë kanë koefiçent më të mirë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league hoxhallari rinovimet tirana champions league hoxhallari rinovimet tirana

Sondazh

Poll