Politike

Protesta e Opozitës/ Grida Duma: Si tentoi Rama për të vjedhur protagonizmin

21 Shkurt 2019, 21:44 Nga DOSJA
Protesta e Opozitës/ Grida Duma: Si tentoi Rama për të vjedhur

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar pas djegies së mandateve të Opozitës, dhe deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, ku ai u shpreh i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Duma ka treguar edhe atë çfarë nuk u pa në medie, duke treguar provokimin që Kryeministri Rama bëri me eskortën e tij ndaj protestueseve.

“Shumçka u pa sot në protestë, sheshet e rrugët e mbushura dhe ecja e paqtë e dinjitoze e protestuesve në rrugët kryesore.
Por vetëm një pjesë e protestuesve ishin dëshmitarë të kurthit të dëshpëruar të Ramës për të vjedhur protagonizmin e protestës.
Pikërisht kur protestuesit po i afroheshin kryeministrise duke ardhur nga godina e parlamentit shikohet nje vark makinash policie eskortë në pritje në oborrin e kryeministrisë.
Kur protestuesit afrohen vargu i makinave të policisë lëvizën ngadalë duke dhënë përshtypjen se eskorta e Ramës po e shoqëronte.
Eskorta doli nga oborri i pasëm i kryeministrisë pikërisht kur turma e madhe e protestuesve po afroheshin më shumë.

Për të provokuar edhe më tepër turmën disa gardistë vraponin afër makinave duke inskenuar sikur frikësoheshin për sigurinë e kryeministrit, e gjitha për të tërhequr turmën në kurth reagimi të skajshëm.
E me siguri nëse protestuesit do kishin reaguar, do derdhej një lumë titujsh e lajmesh se si shpëtoi Rama nga agresioni për jetën.

Një pjesë e turmës e ndoqi eskortën me thirrje përçmuese, e kur makinat u larguan, protestuesit mes tyre thonin, “iku, iku, iku si hajdut”.

Një prej reporterëve seriozë të mediave mu afrua e tha: “ Rama nuk ishte fare aty, e bënë kot për provokim.””, – shkruan deputetja demokrate.

Më herët Dosja.al, raportoi këtë incident, ndërsa solli fotot e eskortës bosh të Kryeministrit Edi Rama. (Lexo këtu)

Postimi i plotë i Grida Dumës: 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites grida duma protesta e opozites djegia e mandateve te opozites grida duma protesta e opozites

Sondazh

Poll