Politike

Djegia e mandateve/ Vjen deklarata zyrtare nga Gjermania: Opozita ka gabuar!

21 Shkurt 2019, 21:29 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Vjen deklarata zyrtare nga Gjermania: Opozita ka gabuar!

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. Në një prononcim për DW, Ministria e Punëve të Jashtme gjermane shprehet se “platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti.”
“Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.

Deputetët e opozitës kanë rënë dakord që në bllok të heqin dorë nga mandatet e tyre parlamentare. Një pjesë e mirë e tyre këtë të enjte, ju drejtuan me fjalime të shkurtra mbështetësve të shumtë që morën pjesë në protestë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites gjermani ministria e jashmte gjermani opozita ka gabuar djegia e mandateve te opozites gjermani ministria e jashmte gjermani opozita ka gabuar

Sondazh

Poll