Politike

I ftoi në dialog, Spahia ironi me Ramën: Diktatorët nuk mbijetojnë, fundi dihet

21 Shkurt 2019, 20:46 Nga DOSJA
I ftoi në dialog, Spahia ironi me Ramën: Diktatorët nuk

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pasi në një deklaratë për shtyp kryeministri Edi Rama ftoi opozitën për dialog dhe lajmëroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Në një postim në ‘Facebook’, Spahia shkruan me ironi se kryeministri u vetëviktimizua.

Postimi i plotë

TE NDIHMOJME “VIKTIMEN” KRYEMINISTER

Doli u qa mbi gjysëm ore se sa shumë e sulmojnë dhe nuk e kuptojnë, opozita, media e qytetarë dhe kryeministri po vetësakrifikohet prej 6 vitesh duke i dëgjuar të gjithë! Shpluhurosi recitimin që e aktron cdo herë kur ka hallin e karrikes së vet, se opozita I nxin imazhin këtij njeriu “punëtor”, që pasi e mori pushtetin me vota të vjedhura, i futi edhe në parlament kriminelët që e ndihmuan, e vazhdoi të punojë sërish fort deri sa Shqipëria lakohet si “narkoshtet” edhe në mediat e huaja. Këtë Edi Rama e bëri krejt vetë, pa ndihmën e opozitës.

Pasi i mashtroi paturpësisht gjithë këto ditë ndërkombëtarët se opozita do ta nxjerrë me dhunë nga zyra, e protesta e sotme përvecse masive, ishte model, Edi Rama përdridhet e bën sikur nuk e sheh. Vazhdon ta gënjejë mendja se vendet e opozitës në kuvend do I mbushë me të emëruar prej tij. E gënjen mendja se do riktheje modelin 46 vjecar të atit të tij shpirtëror: monizmin! Por pluralizmi politik nuk është sot në vullnetin e Edi Ramës, ashtu sic nuk ka qenë në dhjetor ’90, kur piktori kishte luksin të ishte jashtë vendit, ndryshe nga shqiptarët e zakonshëm. Populli do jetë në shesh për ta ndihmuar “viktimën” kryeministër të reflektojë, por durimi edhe pse virtyt I të urtit përballë të marrit, e ka një fund. Koha ka treguar se diktatorët nuk mbijetojnë e kur nuk reflektojnë, fundi dihet!#MeQytetaret

Pak më parë në lidhje me deklaratën për shtyp të kryeministrit Rama reaguan edhe dy deputetët e tjetër të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Edi Paloka. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bardh spahia djegia e mandateve te opozites edi paloka edi rama flamur noka protesta e opozites 21 shkurt bardh spahia djegia e mandateve te opozites edi paloka edi rama flamur noka protesta e opozites 21 shkurt

Sondazh

Poll