Politike

Rrengu që u punoi Kryeministri Rama protestuesve me eskortën e tij (FOTO)

21 Shkurt 2019, 21:11 Nga DOSJA

Opozita zhvilloi ditën e sotme një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, protestë e cila u shoqërua me djegien e mandateve të deputetëve të Opozitës.

Por ndërsa kryetari i Partisë Demokratike së bashku me aleatët dhe deputetët demokratë po marshonin në këmbë për tek Kryesia e Kuvendit, tek Kryeministria pati një “provokim” ndaj protestuesve. Eskorta e kryeministrit Rama ka lëvizur me shpejtësi, duke dhënë përshtypjen se kreu i qeverisë la zyrën. Kjo ka shkaktuar irritim tek protestuesit, të cilët hodhën gjëra të forta në drejtim të eskortës.

Gazetari i “Dosja.al” konstatoi se në eskortën e Kryeministrit, mungonte personazhi kryesor, Edi Rama. Të gjitha makinat ishin vetëm me shoferët dhe me disa kostume, por në asnjërën prej tyre nuk ishte Kryeministri. Ndërkohë sesi doli Kryeministri për tek Kryesia e Kuvendit për të zhvilluar mbledhje takim me kryetarin Gramoz Ruçi nuk dihet.

Një fakt i tillë është përmendur edhe në reagimin e deputetes Grida Duma, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan: Një prej reporterëve seriozë të mediave mu afrua e tha: “Rama nuk ishte fare aty, e bënë kot për provokim”.

Sipas deputetes demokrate, “Episodi i vogël i eskortës që shoqëronte makinën bosh, i yshtur nga tentacioni i përhershëm i Ramës, për të vjedhur protagonizmin, është vula e madhe e qeverisjes me skenarë teatralë”.

Më poshtë fotot e siguruara nga Dosja.al:

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e madateve të opozitës eskorta bosh kryeministri rama provokon djegia e madateve të opozitës eskorta bosh kryeministri rama provokon

Sondazh

Poll