Politike

Djegia e mandateve/ Rama fton opozitën për dialog: Dora jonë do jetë gjithmonë e shtrirë

21 Shkurt 2019, 19:02 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Rama fton opozitën për dialog: Dora jonë do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për shtyp ditën e sotme disa orë pas protestës së opozitës dhe djegies së mandateve është shprehur se para zgjedhjeve vendore dy vite më parë opozita ka marrë të gjithë portofolet që donte për të siguruar zgjedhje të lira.

“Konflikt nga interesat partiake duke nxitur urrejtjen dhe dhunë duhet të përpiqemi që të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thelë. Duke e nisur nga vetja pastaj duke parë. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetërore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithcka tjetër që kërkoi. Kishim një synim të vetëm mos kontestimin e zgjedhjeve. Mbi këtë dakordësi u firmos edhe marrëveshja e fundit. Akoma nuk kanë reflektuar se përse humbën,” –tha Rama.

Më tej ai shtoi se e vetmja mënyrë bashkëpunimi me opozitën është ulja në një tryezë dialogu.

 “Zgjedhjet do jenë në qershor dhe në vitin 2021. Qasja dhe ndërveprim i ynë me demokratët nuk do mungojë, dora e dialogut për opozitën do jetë e shtrirë. Jeta e tyre parlamentare mbaroi për këtë legjislaturë, por jeta e tyre politike vazhdon,”- shtoi kryeministri.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama protesta e opozites 21 shkurt 2019 djegia e mandateve te opozites edi rama protesta e opozites 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll