Politike

I ftoi në dialog, deputetët opozitarë-Ramës: Të dridhej zëri, të fundosi dosja “339”

21 Shkurt 2019, 19:17 Nga DOSJA
I ftoi në dialog, deputetët opozitarë-Ramës: Të dridhej

Deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Edi Paloka kanë komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mediat me anë të një statusi në Facebook.

Deputeti Noka shkruan se mënyra se si kryeministri Rama foli në deklaratën për shtyp ishte një viktimizim. Sipas tij, dosja “339″ është çarku ku ka rënë i gjithë pushteti i kryeministrit.

Më pas ka bërë një status edhe deputeti Edi Paloka, i cili në seancën e Kuvendit të 14 shkurtit e bëri me bojë kryeministrin Edi Rama. Sipas Palokës, Ramës po i mbahej fryma dhe i dridhej zëri gjatë deklaratës për mediat. Paloka shkruan me ironi se Rama është një ëngjëll që nuk i bën keq askujt.

Pak më parë kryeministri Edi Rama mbajti një deklaratë për shtyp ku la të kuptohej se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Rama theksoi gjithashtu se opozita do të ketë gjithmonë mundësine e dialogimit me maxhorancën. (Lexo këtu) Kjo deklaratë erdhi pasi ditën e sotme opozita zhvilloi një protestë e cila nisi para Parlamentit dhe përfudnoi në selinë blu ku deputetët e PD-së dorëzuan mandatet.(Lexo këtu)

Çfarë është dosja “339”?

Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi paloka edi rama flamur noka protesta e opozites djegia e mandateve te opozites edi paloka edi rama flamur noka protesta e opozites

Sondazh

Poll