Politike

Djegia e mandateve, Rama: Akt kamikaz, rrezikon çeljen e negociatave

21 Shkurt 2019, 20:25 Nga DOSJA
Djegia e mandateve, Rama: Akt kamikaz, rrezikon çeljen e negociatave

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se vendimi i opozitës për të djeguar mandatet ishte i paprecentë dhe se diçka e tillë rrezikonte edhe çeljen e negociatave.

Rama gjithashtu ka shtuar se opozita është kthyer në shqetësim për vendin dhe për të gjithë ndërkombëtarët.

“Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithcka që i shërben forcimit të demokracisë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet nuk është as retorika e dhunshme, as dhunë mbi institucionet dhe as imponimi me dhunë i raporteve politike dhe as ndërprerja e mandatit legjitim përmes një kamikazie politike. Është fatkeqsi e këtij vendi që goditet nga bijtë e vet. Është goditje fatale që mund të ndikojë në vendimin për hapjen e negociatave. Nuk jam këtu sot për të fajësuar opozitën, por nuk jam i qetë që opozita është kthyer në shqetësim serioz për SHBA e për vendin. Dhuna ne 16 shkurt bëri xhiron e botës dhe do ketë pasoja.”

(k.m./dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike celja e negociatave te shqiperise edi rama protesta e opozites 16 shkurt celja e negociatave te shqiperise edi rama protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll