Politike

‘Tepër vonë të bëj si çun i mirë’, Rama: Kam hyrë në borxh të pashlyeshëm me gruan dhe nënën

21 Shkurt 2019, 19:30 Nga DOSJA
‘Tepër vonë të bëj si çun i mirë’,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për shtyp të mbajtur për ditën e sotme, ka adresuar edhe akuzat e shumta që vijnë në adresë të tij.

Sulmohem për ditë edhe për natë jo vetëm nga gojëpërdalët e opozitës por nga çdo lloj tipash deri në fis edhe në farë. Kam hyrë në një borxh të pashlyeshëm me gruan dhe nënën, por edhe me të tjerë që nuk mbahet mend sa herë i kam takuar. Por e kam pranuar si haraçin  e punës. Por kurrë nuk e kam menduar që të ngre gishtin e pushtetit ndaj kujt më ka goditur dhunshëm dhe më kanë cilësuar si drogaxhi, mohuesi i fëmijës sim. Ua kam kthyer me fjalë madje ndonjëherë e kam humbur edhe sensin e masës. Asnjëherë nuk i kam thënë ‘kriminel me duart me gjak’ Berishës apo ‘horr bulevardi’ presidentit Meta apo Monikës ‘hajdute me çizme’. Sarkazma dhe ironi po, por asnjëherë sulme verbale e lëre më të tjera ndaj personit të tyre.”

Rama gjithashtu nuk ka lënë pa ‘sqaruar’ edhe akuzat e drejtuara nga opozita ndaj tij në mënyrën sesi ai vishej.

“Di që është shumë vonë që një njeri si unë të bëhet çun i mirë me të gjithë, dhe shumë herët që të bëjë plakun e urtë. Ata që më kanë zgjedhur mi kanë ditur huqet madje mi kanë parë edhe atletet me kostum.”

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat per ramen djegia e mandateve te opozites edi rama protesta e opozites 21 shkurt akuzat per ramen djegia e mandateve te opozites edi rama protesta e opozites 21 shkurt

Sondazh

Poll