Politike

Djegia e mandateve/ Ngjela kapet me Kryemadhin: Gënjeni, nuk i keni dorëzuar ende

21 Shkurt 2019, 21:03 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Ngjela kapet me Kryemadhin: Gënjeni, nuk i keni

Ditën e sotme dy kryeopozitarët Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha u futën në Kryesinë e Kuvendit me dosjet e marra të Sekretarët e Përgjithshëm të tyre për të dorëzuar mandatet. (Lexo këtu)

E ftuar në emisionin “Open”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pati një përplasje me avokatin Spartak Ngjela, i cili shpërtheu kundrejt Kryemadhit duke thënë se mandatet nuk janë dorëzuar ende.

Debati mes kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe avokatit Spartak Ngjela

Kryemadhi: Ka qenë një ritual normal edhe pse nuk u lejuar kamerat, ku sekretarët përkatës kanë dorëzuar dorëheqjet individuale të deputetëve, për tu larguar njëherë e përgjithmonë nga një parlament që është i faktuar botërisht, ku ka individë të caktuar të lidhur me bandat dhe trafikun e votave. PD ka pasur grupin e saj ne listën tonë.

Ngjela: Nuk kanë bërë deklarata personale, i kanë me vete

Kryemadhi: Më vjen keq se je njeri i ligjit…

Ngjela: Eee i ligjit, nuk i keni  dorëzuar

Kryemadhi: Mos më ndërpre mua dhe mos u trego i paedukatë. Janë të firmosur me emra dhe atësi. Opozita nuk ka për detyrë të të sqarojë as ty dhe as ndonjë tjetër që paguhet nga Rama. Ju kanë gënjyer. Deklaratën time e keni ne media, më 20 shkurt, ditën kur është rrëzuar busti, dhe dy është rrëzimi i dytë i bustit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites monika kryemadhi spartka ngjela djegia e mandateve te opozites monika kryemadhi spartka ngjela

Sondazh

Poll