Politike

‘Përmes politikës kanë bërë banjo edhe për macen’, për kë e kishte fjalën kryeministri Rama

21 Shkurt 2019, 19:14 Nga DOSJA
‘Përmes politikës kanë bërë banjo edhe për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në deklaratën për ka folur edhe në lidhje me kundërshtarët e tij politikë.

Rama ka ironizuar thirrjet e kryetarës së LSI-së, Monika Kryemadhit e cila gjatë fjalimeve të saja kërkonte ndihmën nga Zoti për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

“Dëshpërimi nuk ndalet nga asnjë ndonjë shpikje, apo fantazmë të rrëmujave të vjetra apo dhunimi i institucioneve. Sa për blerjen e votave nuk e fsheh dot që kur shoh Monikën kur i drejtohet Zotit, më mbushet mendja se i Plotëfuqishmi nuk merret me atë punë pasi ndryshe ajo do të ishte e para që do të shkonte në ferr për mëkatin e blerjes së votave.”

Më tej Rama ka folur edhe për një çift politikanësh, të cilët nga paratë e vjedhura kanë arritur që në shtëpinë e tyre të sigurojnë një banjo edhe për macen. Kryeministri nuk i ka përmendur emrat e politikanëve duke e lënë mister për qytetarët, se cilët politikanë kanë bërë shpenzime të tilla. 

“Deri dje për të zgjidhur hallin duhet të zgjidhje mes partisë dhe ryshfetit. Lanë mandatet se nuk kanë pas popullin dhe kanë frikë nga drejtësia e re. Ata që përmes politikës kanë bërë banjo edhe për macen, ndërsa sot i flasin popullit nga maja e takave sikur të ishin të dërguarit e Zotit. Kjo është ditë e keqe për demokracinë. E dëmshme sa të duash kjo sjelle destruktive kjo sjellje e opozitës. Kjo është fatkeqësia e këtij vendi që goditet për të vetët. Mund të rezultojë fatale për çeljen e negociatave.”

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites edi rama monika kryemadhi protesta e opozites 21 shkurt djegia e mandateve te opozites edi rama monika kryemadhi protesta e opozites 21 shkurt

Sondazh

Poll